Princi gjerman Otto gjen vdekjen në aksident me motorr në autostradë

Princi gjerman Otto gjen vdekjen në aksident me motorr në autostradë

Një princ gjerman ka gjetur vdekjen të dielën kur motori i tij Ducati u përplas me barrierat e një autostrade në Bavari.

Princi Otto i qytetit të Hesse, vdiq pas humbjes së kontrollit të motoçikletës së tij prej €20,000 dhe përplasjes me barrierat pranë liqenit të Constance.

Biznesmeni 55-vjeçar zotëronte disa restorante McDonald në jug të Gjermanisë dhe vinte nga një linjë e gjatë dinastish mbretërore, e lidhur me sunduesit e Prusisë e madje dhe te familjes mbretërore britanike.

Një zëdhënës i policisë tha se aksidenti mund të jetë shkaktuar nga shpejtësia e madhe.

Në vitin 2010, princit i ishin hequr shtatë pikë nga patenta dhe ishte ndaluar të drejtonte për nëntë muaj, pas tejkalimit të shpejtësisë me makinë në Munich.

Ai kishte arritur t’i shpëtonte akuzave kriminale duke paguar gjobë €3,600.

Otto ishte anëtar i familjes Hesse-Philippsthal, dinasti që daton prej shekullit të 17-të.

Familja e tij është e lidhur me Frederick William III të Prusisë, i cili ka qenë lider i rëndësishëm gjatë Luftërave të Napoleonit.

Duke i bërë homazh në Facebook, punonjësit e restoranteve të tij e përshkruanin si “shefi më i mirë në botë”.