08:56 / 20.05.2020
Harry Styles publikon këngën “Watermelon Sugar”
Harry Styles solli me videoklip këngën e re.
Harry Styles ka publikuar me videoklip këngën e shumëpritur nga fansat e tij.
Videoklipi i kësaj kënge është realizuar muaj më parë, madje që atëherë ishte përfolur lidhur me skenat provokuese të tij.
Klipi i këngëtarit është përplot ngjyra dhe sjell aromë verore, ndërsa për të ai kishte mbledhur një numër të madh modelesh.
Harry Styles kishte arritur famë të madhe edhe me pjesëmarrjen e tij si anëtar i grupit “One Direction”, i cili përflitet për një ribashkim të mundshëm.
Më poshtë mund ta dëgjoni “Watermelon Sugar”, kënga më e re nga Harry Styles























