09:24 / 20.05.2020
Shembja e Teatrit Kombëtar, Aleanca dhe opozita sërish në shesh
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të zhvillojë sot në orën 17:30, me mbështetjen edhe të opozitë së bashkuar, protestën e dytë që pas shembjes së Teatrit Kombëtar.
Njësoj si të hënën, protesta do të zhvillohet përpara Ministrisë së Brendshme.
Po sot do të jepen edhe masat e sigurisë për 7 protestuesit e arrestuar.
Nga ana tjetër në gërmadhat e ish-teatrit vijon puna për largimin e inerteve dhe pastrimin e zonës.























