Pas ndarjes nga bashkëshorti, Megan Fox nis lidhje të re

Pas ndarjes nga bashkëshorti, Megan Fox nis lidhje të re

Megan Fox tani ia ka lënë së kaluarës lidhjen dhjetëvjeçare me Brian Austin Green.

Megan Fox së fundi u bë emër shumë i komentuar më shtypin rozë, për shkak të ndarjes nga Brian Austin Green.

Sipas medieve të huaja, aktorja tashmë ka nisur lidhje të re dashurie dhe atë me reperin e njohur Machine Gun Kelly, pasi u panë bashkë.

Në anën tjetër, ndarja pas 10 vitesh me tashmë ish-partnerin Brian, thuhet se erdhi si pasojë e asaj që që Megan ishte larg bashkëshortit për shkak të projekteve filmike, në të cilat është angazhuar.

Megjithatë, ish-partneri i saj e mohoi një gjë të tillë duke thënë se ndarja e tyre erdhi pasi gjërat mes tyre nuk po funksiononin.

Për ndryshe, Megan përforcoi dyshimet për lidhje me reperin pasi u panë bashkë duke bërë blerje dhe duke u drejtuar në shtëpinë e tij.