Opozita thërret në interpelancë Edi Ramën për Teatrin

Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni kanë thirrur në interpelancë kryeministrin Edi Rama për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Mësohet se kjo seancë do të zhvillohet javën e ardhshme, e cila do të jetë e fundit në sallë pa praninë e medieve, ndërsa më pas do të rikthehet normaliteti.

Godina e Teatrit Kombëtar në Tiranë u shemb në orët e para të së dielës duke ngjallur reagime të shumta dhe protesta nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e cila është mbështetur edhe nga opozita, si dhe presidenti Ilir Meta.

Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni kanë thirrur në interpelancë kryeministrin Edi Rama për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Mësohet se kjo seancë do të zhvillohet javën e ardhshme, e cila do të jetë e fundit në sallë pa praninë e mediave, ndërsa më pas do të rikthehet normaliteti, shkruan A2 CNN.