Gjobat e vendosura nga shteti grek, Rama: Do ua rimbursojmë ne

Gjobat e vendosura nga shteti grek, Rama: Do ua rimbursojmë ne

Kryeministri Edi Rama njofton se te gjithe shqiptaret qe jane gjobitur ne shtetin grek pasi kane kaluar afatin e qendrimit 90 ditor gjate pandemise, do te rimburoshen nga shteti.

Rama shkruan se shteti grek do t'i rishohë edhe njeherë këto gjoba.

Zyra ime ka qënë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet greke, pas lajmit të bërë publik të gjobitjes së disa shtetasve shqiptarë që kanë tejkaluar afatin 90 ditor të qëndrimit në Greqi gjatë muajve të fundit. Autoritetet greke do të rishikojnë të gjitha gjobat e vendosura, ndërkohë kanë siguruar se në kohëzgjatjen e pandemisë vendosja e gjobave do të ndodhë vetëm në rastet flagrante, ku shkelja e afateve nuk ka lidhje me situatën e krijuar nga Covid19./Express