23:13 / 20.05.2020
Shaqiri mund të sakrifikohet për ardhjen e Werner te Liverpooli
Drejtuesi i Liverpoolit mund të shesin 3 lojtarë këtë verë, në mënyrë që të sigurojnë paratë për të blerë sulmuesin e talentuar gjerman, Timo Werner.
Ndër këta 3 lojtarë është dhe Xherdan Shaqiri, i cili luan me Liverpoolin që nga viti 2018 dhe me shitjen e të cilit skuadra angleze synon të fitojë rreth 30 milionë paundë.
Dy lojtarët e tjerë janë Herri Uilson dhe Marko Grujiç, shitja e të cilëve pritet të arkëtojë rreth 40 milionë paundë.























