Hetim ndërkombëtar për shembjen e Teatrit, Meta takon sot pozitën

Hetim ndërkombëtar për shembjen e Teatrit, Meta takon sot pozitën

Presidenti Ilir Meta ka thirrur sot në takim Partinë Demokratike dhe aleatët e saj.

Takimi pritet të nisë në orën 09:00 dhe do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave, ku krijon mundësinë e distancimin social duke qenë se vendi është edhe në gjendje të fatkeqësisë natyrore nga COVID-19.

Në fokus të këtij takimi priten të jetë tema të aktualitet politik si Reforma Zgjedhore, për të cilën opozita ka deklaruar se do ta bojkotojë, si dhe shembja e Teatrit për të cilën kreu i shtetit ka qenë kundër.

Meta më herët ka thënë se mbështet një hetim ndërkombëtar për shembjen e Teatrit.