Protestat tek Teatri, Basha tregon qëllimin e opozitës

Protestat tek Teatri, Basha tregon qëllimin e opozitës

Kreu i PD, Lulzim Basha i sheh protestat e Teatrit Kombëtar “si një triumf i parë i rrugës që do e shpëtojë vendin nga hajdutëria dhe krimet e Edi Ramës”.

Basha thotë se opozita ka qëllim t’u japë fund kushteve ku padrejtësia shtypo qytetarët shkatërron pronën, varfëron dhe sipas tij shkaktar është Edi Rama.

Statusi i Bashës

Së bashku me artistë dhe qytetarë në protestën e Aleancës për Teatrin, në mbështetje të kauzës së tyre të drejtë dhe vlerave të demokracisë dhunuar barbarisht më 17 maj nga qeveria e Edi Ramës.

Opozita ka një qëllim, t’u japë fund sa më parë kushteve në të cilat padrejtësia shtyp qytetarët, shkatërron pronën e tyre, i varfëron dhe kjo padrejtësi e ka një emër: ky është Edi Rama.

Vlerat e qytetarisë shqiptare të manifestuara sot në këtë shesh janë triumfi i parë i një rruge që do e shpëtojë vendin nga hajdutëria dhe krimet e Edi Ramës.