Ariana Grande mesazh të përzemërt në përvjetorin e sulmit në Manchester

Ariana Grande mesazh të përzemërt në përvjetorin e sulmit në Manchester

Ariana Grande ka ndarë një mesazh të përzemërt për fansat e saj një ditë para tre vjetorit të sulmit terrorist në ‘Manchester Arena’. Këngëtarja 26-vjeçare bëri një postim prekës në rrjetin social, Instagram duke u treguar fansave se ‘zemra e saj ishte me ta’.

“Dua të marr një moment për të pranuar dhe dërguar dashurinë time për të gjithë ata që po ndiejnë trishtimin në përvjetorin e tretë që vjen këtë javë”, ka shkruar ajo.

Krijuesja e shumë hiteve shtoi se incidenti tragjik vazhdon të ketë një ndikim mjaft të madh edhe në ditët e sotme.

“Asnjë ditë nuk kalon pa më prekur mua dhe të gjithë juve. Unë mendoj për ju gjatë gjithë javës dhe fundjavës. Zemra, mendimet dhe lutjet e mia janë gjithmonë me ju”, ka thënë ajo.

Sulmi terrorist i kryer nga Salman Abedi, 22-vjeçar, ndodhi më 22 maj 2017 dhe rezultoi në vdekjen e 23 personave ndërsa 139 persona u plagosën.

Ariana u rikthye në Manchester për herë të parë në gusht 2019, ndërsa performoi në eventin e ‘Manchester Pride’ në Mayfield Depot.

Ylli e pranoi se ishte shumë e mërzitur në momentin kur doli për të performuar në qytetin e Veriut, ku përfitimet e koncertit shkuan për fondin e bamirësisë në mbështetje të familjeve të viktimave.

“E dua shumë Manchesterin, faleminderit shumë që më ke kthyer”, e nisi performancën e saj Grande pavarësisht emocioneve të mëdha që kishte.