Bie sërish numri i të infektuarve në Shqipëri, 5 raste të reja me COVID-19

Bie sërish numri i të infektuarve në Shqipëri, 5 raste të reja me COVID-19

Kurba e pandemisë në Shqipëri vijon të jetë e paqëndrueshme me luhatje nga dita në ditë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 204 qytetarë prej të cilëve 5 rezultuan pozitivë.

Deri më tani numri total i të infektuarve është 969. Është rritur dhe numri i të shëruarve ku gjatë 24 orëve të fundit 13 persona kanë lënë spitalet. Tashmë, 80 përqind e të prekurve janë shëruar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 3 raste në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Krujë, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Të shëruar janë 13 qytetarë, transmeton oranews.

Raste aktive - Aktualisht janë 167 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Testimet gjithsej - Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 13,500 testime molekulare dhe serologjike. Deri tani janë mbi 1 mijë testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 8%.

COVID-19 – Statistika (21 Maj 2020)

Testime totale                         13825

Testime molekulare                 12759

Testime serologjike                   1066

Raste pozitive                             969

Raste të shëruara                        771

Raste Aktive                                167

Humbje jete                                  31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë            55

Durrës           47

Krujë             31

Shkodër        10

Berat             10

Kamëz            9

Fier                 2

Elbasan           1

Mirditë            1

Korçë              1