Meta: Teatri provokim për demokracinë

Meta: Teatri provokim për demokracinë

Presidenti Ilir Meta ashtu siç u njoftua dje zhvilloi sot takimin me Partinë Demokratike dhe aleatët e saj, i cili përfundoi pak më parë.

Në një njoftim nga Presidenca mësohet se Meta i falenderoi për angazhimin dhe propozimet e tyre për tejkalimin sa më parë të situatës së vështirë të krijuar nga COVID-19.

“Kreu i Shtetit shprehu shqetësimin e thellë për ngjarjen e fundit të shembjes së paligjshme të Teatrit Kombëtar dhe e cilësoi atë si provokim për demokracinë, shtetin ligjor, por edhe për Opozitën e Bashkuar dhe natyrisht ndaj vlerave europiane.

Presidenti Meta i informoi për përpjekjet dhe propozimin prej Tij të një platforme konkrete gjithëpërfshirëse për integrimin europian.

Presidenti Meta theksoi rëndësinë që Opozita e Bashkuar të japë kontributin e saj në Këshillin Politik për të treguar vullnetin për rikthimin e legjitimitetit të të gjithë institucioneve përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë mësohet se pak më parë ka mbaruar dhe një takim i ambasadores amerikane Yuri Kim dhe atij gjerman Peter Zingraf me këshilltarët e presidentit Meta.