13:51 / 21.05.2020
Edhe boksierët u kthehen stërvitjeve nga 1 qershori
Federata e Boksit të Kosovës gjatë ditës së sotme ka mbajtur mbledhjen e bordit. Në këtë mbledhje është diskuruar rreth gjendjes momentale të sportistëve dhe fillimit të stërvitjeve pas pezullimit për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Drejtuesit e kësaj Federate kanë vendosur që klubet të kthehen në stërvitje në fillim të muajit qershor, saktësisht më 1 dhe 2 qershor, duke respektuar rekomandimet e Institutit të shëndetit publik dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Klubet gradualisht të rikthehemi në stervitjet e rregullta në objektet sportive dhe në ambiente te hapura që boksieret të fillojnë të fitojnë formen e duhur për vazhdimin e garave.























