20:14 / 21.05.2020
Braathu vlerëson punën e Qeverisë në menaxhimin e pandemisë COVID-19
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti priti në takim ambasadorin e OSBE-së, Jan Braathu.
Ata diskutuan për format e bashkëpunimit në kuadër të misionit të OSBE-së.
Gjatë takimit, u fol gjithashtu edhe për situatën e krijuar nga përhapja e koronavirusit.
Ambasadori, Braathu, shprehu vlerësimin e tij për punën e Qeverisë në menaxhimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.























