Ronaldo e do Chiesa-n te Juventusi
BKT
Sport

Ronaldo e do Chiesa-n te Juventusi

Ylli i Juventus-it, Cristiano Ronaldo ka kërkuar nga klubi që mesfushori i Fiorentina, Federico Chiesa të kalojë në Torino.

22-vjeçari që disa muaj është i lidhur me kalimin te Juventusi dhe thuhet se ky transferim ka mbështetjen e portugezit.

Ronaldo nuk është i kënaqur me mesfushorët momental te Juventusit dhe kjo është zbuluar gjatë ndeshjes me Lyon, derisa ishte duke biseduar me Dybalen, bisedë në të cilën ka kritikuar lojtarët.

Thuhet se pesë herë fituesi i Topit të Artë do provojë ta bind Chiesa të transferohet te “Zonja e Vjetër”, ashtu siç bëri me Matthijs de Ligt verën e kaluar.