Beckham zemëron banorët pasi parkon veturën keq dy herë brenda javës

Beckham zemëron banorët pasi parkon veturën keq dy herë brenda javës

David Beckham është fotografuar teksa parkoi veturën në vijë të dyfishtë të verdhë për herë të dytë në Cotswolds.

David, 45 vjeç, aktualisht është duke u izoluar në pronën e tij në zonën piktoreske me gruan Victoria Beckham dhe tre fëmijët e tyre, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Por disa nga banorët e zonës mund të mos jenë shumë të lumtur kur kuptojnë zakonet e parkimit të Davidit kur shkon për të blerë ushqime.

FOTOVE

Ish-futbollisti ishte fotografuar duke shkuar në Burford, Oxon, Oxfordshire, të hënën, por qartë nuk ndjehej sikur po ecte shumë larg.

Babai i katër fëmijëve u tërhoq menjëherë jashtë dyqanit dhe la veturën e tij të zezë Land Rover Defender në një vijë të dyfishtë të verdhë.

Një vijë e dyfishtë e verdhë nënkupton që nuk lejohet asnjë parkim në çdo kohë, shoferët lejohen vetëm të bëjnë marrjen dhe lëshimin e pasagjerëve që hyjnë dhe dalin nga automjet.

Gjithashtu, ndonjëherë një shenjë do të specifikojë kufizimet kohore ose sezonale.

Shoferët rrezikojnë të gjobiten deri në 70 funta nëse shkelin rregullat, por mund të ulet në 50 në rast se paguhet brenda 14 ditëve.

Udhëtimi i fundit për blerje i David dhe Harper vjen 10 ditë pas daljes së tyre të mëparshme së bashku, ku David me sa duket nuk e kishte vendosur rripin e sigurimit dhe parkoi edhe një herë në vijën e verdhë të dyfishtë.

Sipas raportimeve, ish-sportisti ishte përsëri duke vozitur me vajzën e tij tetë vjeçare.