Bebe Rexha rrëfen mes lotësh pengun e jetës

Bebe Rexha rrëfen mes lotësh pengun e jetës

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha ka sjellë nje verison të ri remix të himnit të studentëve ‘Pomp and Circumstance’ , e kjo jo më kot. Gjatë një interviste për ‘Walgreens’, Bebe kujtoi kohët e gjimnazit, e ndërsa shtoi se projekti i saj është që t’i bëj sadopak të lumtur maturantët, të cilët për shkak të situatës së krijuar na COVID-19, nuk do ta realizojnë mbrëmjen e maturës këtë vit.

Bebe gjithashtu tregoi se as ajo nuk ka mundur të shkoj në mbrëmjen e matures dhe i ka ngelur peng.

“Unë nuk kam mundur të shkoj në mbrëmjen e maturës kur isha e re, dhe mbaj mend si u ndjeva. Kështu që më bën vërtet të lumtur fakti që të mund të ndihmoj në krijimin e këtyre momenteve të veçanta për të gjithë ata që tani mungojnë në promovimin, diplomimin ose ndonjë moment të madh për të festuar diçka të veçantë”, u shpreh Bebe Rexha.