Reforma zgjedhore, opozita nuk do të jetë sot në tryezën e bisedimeve

Reforma zgjedhore, opozita nuk do të jetë sot në tryezën e bisedimeve

Opozita e bashkuar duket se as sot nuk do të jetë pjesë e tryezës së Këshillit Politik për reformën zgjedhore.

Ftesa e datës 20 maj nga ana e Damian Gjiknurit dhe Rudina Hajdarit nuk ka marrë asnjë përgjigje nga ana e opozitës jashtë parlamentit.

Opozita e ka bërë të qartë se nuk mund të jetë fasadë në këtë tavolinë dhe refuzimi erdhi fill pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Fundi i muajit maj është lënë si afat për përfundimin e reformës zgjedhore.

Në letrën e firmosur nga bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm të reformës zgjedhore propozohej që mbledhja të mbahej të enjten ose të premten, në orën 10:00.