Zbulohet data e rifillimit të Serie A, me datë 28 maj Conte e zyrtarizon

Zbulohet data e rifillimit të Serie A, me datë 28 maj Conte e zyrtarizon

Me datë 28 maj, ditën e mërkurë, pritet që kryeministri i Italisë, Guissepe Conte, të japë dhe datën përfundimtare zyrtare të rifillimit të Serie A. 

Por, tifozët e kampionatit italian nuk kanë nevojë të presin, pasi mediat në shtetin fqinj kanë zbuluar se futbolli do të rikthehet me datë 20 qershor.

Dy ditë më parë, Serie A mori ultimatumin që të mbyllë sezonin para datës 20 gusht, më saktësisht Serie A, pasi Kupa e Italisë, parashikohet të mbyllet me 31 gusht, datë kur do të luhet dhe finalja e madhe.

Pushime këtë verë, futbollistët nuk do të kenë, pasi sezoni 2020-21, parashikohet të rifillojë me datë 1 shtator. Çështja “merkato”, mbetet ende një mister, pasi nuk dihet si do të veprohet në dritaren e transferimit.