Meta pret ambasadorin e Britanisë së Madhe, Norman

Meta pret ambasadorin e Britanisë së Madhe, Norman

Reforma Zgjedhore dhe miratimi i saj sa më shpejt nga të gjitha palët ishte në fokus të takimit të zhvilluar këtë të premte mes presidentit Ilir Meta dhe Ambasadorit të Britanisë Madhe, Duncan Norman.

Gjatë takimit të zhvilluar në presidencë, Presidenti Meta e falenderoi ambasadorin Duncan për angazhimin e tij të përkushtuar dhe vendosmërinë për të ndihmuar të gjitha palët për miratimin sa më parë të Reformës Zgjedhore.

Presidenti Meta shprehu angazhimin për Platformën (Non Paper) e bërë publike me qëllim avancimin e axhendës së integrimit të Shqipërisë në BE, si dhe kërkoi një qasje gjithëpërfshirëse dhe vullnet konstruktiv të të gjitha palëve të përfshira.

Gjithashtu, kreu i shtetit shprehu keqardhjen “për mënyrën destruktive të sjelljes ndaj këtij propozimi, duke minuar mundësitë për dialog”.

Presidenti Meta rikonfirmoi mirënjohjen për Britaninë e Madhe për mbështetjen e pakursyer që i ka dhënë Shqipërisë dhe stabilitetit në rajon. /ATSh


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare