​Mbi 1 milion euro investime në infrastrukturë për Komunën e Lipjanit

​Mbi 1 milion euro investime në infrastrukturë për Komunën e Lipjanit

Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti dhe ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, kanë nënshkruar sot një memorandum për financimin e projekteve në këtë komunë.

Bëhet fjalë për rrugën “Lumi” dhe rruga e vjetër e “Shkupit” në Gadime të Ulët në vlerë 400.000 euro, rruga Sllovi -Akllap vlerë prej 360.000 euro, rruga Lluga- Radevë në vlerë 400.000 euro, rruga transit “Lagja Akllapit” që lidhet me rrugën rajonale Lipjan- Janjevë 560.000 euro.

Kryetari Ahmeti kanë thënë se projekte shumë të rëndësishme për komunën priten që gjatë këtij viti të kontraktohen dhe të fillojnë punimet.


MË SHUME NGA Aktuale