E doni Cavanin, jepini 10 milionë euro në sezon!

E doni Cavanin, jepini 10 milionë euro në sezon!

Edinson Cavani, i cili do të jetë lojtar i lirë në verë, ndodhet mes dy zjarresh për të ardhmen e tij, teksa kërkohet nga Interi dhe Atletico Madridi.

Zikaltrit i kanë përqendruar të gjitha forcat te nënshkrimi me uruguaianin tashmë, pasi pistat “Mertens” dhe “Giroud” dështuan, me dy lojtarët që rinovuan me klubet e tyre.

Nga ana tjetër, trajneri i “Los Colchoneros”, Diego Simeone e sheh “El Matadorin” si pasuesin ideal të Diego Costas.

Sipas raportimeve të fundit nga mediet franceze, Cavani e ka bërë të qartë kërkesën e tij te të dy klubet dhe kërkon një pagë prej 10 milionë eurosh në sezon dhe tashmë mbetet në dorën e Interit ose Atleticos për të plotësuar dëshirën e sulmuesit 33-vjeçar.