Koronavirusi në Shqipëri, Rama zbulon masat për fundjavën

Koronavirusi në Shqipëri, Rama zbulon masat për fundjavën

Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama njoftoi se kjo fundjavë do të vijojnë njësoj si ajo që lamë pas.

“Kjo fundjavë do të vijojë njësoj si e shkuara, ta kaloni sa më qetë”, shkruan Rama

Të shtunën dhe të dielën pensionistët lejohen të dalin deri në orën 10:00. Të tjerët në shtëpi brenda kësaj fashe orare.

Prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç do të lejohen të dalin lirisht nga ora 11:00 deri në orën 17:30.

Të shtunën do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17:30.

Përjashtim bëjnë të gjithë ata që kanë autorizimin për të lëvizur me mjetet e tyre dhe për punë.

Ndërkohë e diela do të jetë e mbyllur totalisht./Express


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare