Meta kthen në Kuvend koncesionin per portin privat në Porto-Romano

Meta kthen në Kuvend koncesionin per portin privat në Porto-Romano

Presidenti Ilir Meta kthen në Kuvend shtesën e kontratës së koncesionit për ndërtimin e një porti privat për hidrokarbure ne Proto Romano të Durrësit.

Pr/ligji per miratimin e kontratës koncensionare  “BOT” (ndërtim, shfrytëzim dhe transferim) të një porti të llojit MBM në Porto-Romano, Durrës u votua ne Kuvend me 30 prill dhe vete ish ministri Ditmir Bushati ishte kunder, transmeton oranews. 

Argumentet e kthimit

-Procedurat e ndjekura nga autoriteti kontraktor Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë kanë anashkaluar procedurat e konkurrimit të parashikuara në ligjin nr. 125/2013“Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, ku përmes negocimit të drejtpërdrejtë janëcenuar njëkohësisht dhe parimet kushtetuese të barazisë përpara ligjit dhe lirisë së veprimtarisë ekonomike;

-Marrëveshja shtesë Koncesionare ka krijuar një marrëdhënie të re kontraktuale të negociuar dhe nënshkruar, në shkelje edhe të parimeve dhe parashikimeve të parashikuara nëKodin Detar të Republikës së Shqipërisë dhe ligjin nr. 125/2013 “’Për koncesionet dhe partneritetin publik privat’”, të ndryshuar”;

-Përmes shkeljeve të mësipërme është cenuar hierarkia e akteve normative në Republikën e Shqipërisë, sanksionuar në nenin 116 të Kushtetutës;

- Praktikisht nën procedurën e një marrëveshje shtesë, është dhënë një e drejtëkoncesionare e re, jashtë objektit kryesor të koncesionit që gëzon sot kompania koncesionare, e cila kërkonte detyrimisht që Autoriteti Kontraktor të ndiqte të gjitha procedurat e ligjit nr. 125/2013, për konkurrim të hapur dhe transparent.  

Ankesa: Rrezikohet monopol

Gjithashtu, në adresë të Presidentit të Republikës, në datën 7 maj 2020, me shkresën me nr. 107 prot., është administruar edhe shqetësimi i ngritur nga shoqëria “EMS Albanian Port Operator” sh.p.k. në lidhje me ndryshimin e kontratës së miratuar me ligjin nr. 104/2015. Këto shqetësime ngrenë pretendime mbi shkelje të mundshme të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit nga ana e Republikës së Shqipërisë, të ligjit nr. 9121, datë 28.7.2003 “‘Për mbrojtjen e konkurrencës’, i ndryshuar”, si dhe të vetë kontratës së koncesionit të Terminalit Lindor të Portit të Durrësit, që ministria përgjegjëse ka lidhur me shoqërinë ankuese.

Kjo shoqëri, ngre edhe shqetësimin se, miratimi i shtesës së objektit përmes ligjit nr. 58/2020, i cenon të drejtat që i janë njohur nga autoriteti kontraktor, si e drejta e përparësisë në zhvillimin e një terminali mallrash rifuxhio në rast të zhvendosjes në një zonë tjetër.

Kur për të dyja këto marrëdhënie kontraktore me të drejta dhe detyrime për shtetin shqiptar, parashikohen aplikime tarifash, ekziston rreziku që këto tarifa të jenë të diferencuara për të njëjtin aktivitet, duke krijuar pozitë dominuese në treg.  Kjo bën të detyrueshme që përpos sa më sipër, marrëveshja ndryshuese koncesionare duhej t`i ishte nënshtruar edhe vlerësimit të Autoriteti të Konkurrencës, nëse rrezikohen të krijohen kushte të pabarabarta të ushtrimit të aktiviteteve.Meqënëse ky konsultim nuk është realizuar, i mbetet Kuvendit të Shqipërisë detyrimi që përmes autoritetit kontraktor, të realizojë këtë vlerësim të thelluar për të gjitha kontratat koncesionare të lidhura me këtë objekt, sipas ligjit nr. 9121/2003 dhe legjislacionit në fuqi.

Këto shqetësime, duhet të merren në shqyrtim nga Kuvendi, për të vlerësuar dhe shmangur çdo konflikt të mundshëm para gjykatave vendase apo atyre të arbitrazhit, që mund të përkthehen në kosto shtesë të buxhetit të shtetit, në formën e  dëmshpërblimit financiar.