Shqipëri, shkon në 32 numri i viktimave nga Covid-19
Sharr Travel

Shqipëri, shkon në 32 numri i viktimave nga Covid-19

Ndërron jetë në Spitalin Infektiv në Tiranë një 64-vjeçare e infektuar me Covid-19, vuante nga limfoma e trurit.

Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 64-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e cila ishte e shtruar prej 3 javësh në spital, në gjendje të rëndë.

64-vjeçarja që vuante prej 4 muajsh nga limfoma e trurit, nuk arriti dot të mbijetonte, pavarësisht mjekimit intensiv dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.

64-vjeçarja është viktima e 32 e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.