Moti në Shqipëri, java nis me mot të nxehtë
Sharr Travel

Moti në Shqipëri, java nis me mot të nxehtë

Në Shqipëri moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot kryesisht të kthjellët, por që nuk përjashtohet mundësia e reshjeve në zonat e thella malore.

 Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 09ºC në 22ºC, në zonat e ulëta nga 15ºC në 29ºC dhe në zonat bregdetare nga 18°C në 30ºC, transmeton TCH.

Era do të fryejë në drejtim Verior-Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot kryesisht të kthjellët, por nuk përjashtohen as mundëstë për reshje shiu në zonat malore. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 09ºC deri në 17ºC dhe në zonat e ulëta nga 13ºC në 21ºC.