“Vij me gjysmë shpirti” Ramë Lahaj emocionon me fjalët në urimin për Bajram
Sharr Travel

“Vij me gjysmë shpirti” Ramë Lahaj emocionon me fjalët në urimin për Bajram

Ramë Lahaj ka shkuar për ta vizutuar nënën mirëpo duke ruajtur distancën e me maskë në fytyrë.

Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, e ka vizituar nënën me rastin e festës së Bajramit.

Pranë fotos ku shihet duke mbajtur distancën dhe me maskë në fytyrë, ai ka prekur të gjithë me fjalët që ka shkruar.

Duke qenë se tani i ka mbetur vetëm njëri prind dhe nuk e sheh shpesh, Lahaj ka treguar se sa mall ndien derisa ka dëshirë ta përqafoj e nuk mundet shkak i pandemisë.

Megjithatë mundohet ta ruaj distancën për shëndetin e saj.

“U bënë 2 dekada, që vij me vrap e mall në këtë oborr ku i gjeja prindërit t’u gjallnu me përditshmërinë e tyre. Sot vij, më gjysmë shpirti se vetëm njëri me ka mbetur, e edhe ajo me 100 sëmundje e vuajtje mbi supe. Ndërsa mua më duhet t’i qëndroj larg e përballë më një maskë sikur kam ardhur të vjedhë, e jo të bëj Bajram me më të shenjtën time. Pa mundur ta shtrydhi në përqafim. Por shëndeti i saj është më i rëndësishëm se gjithçka tjetër andaj edhe ti, nëse del të festosh se ke mall e dashni bëj shumë kujdes. Mbajë distancë e përdor maskën. Kështu ruan vetën dhe më të dashtunit tu. Urime Bajrami. Zoti ju bekoftë të gjithëve”, ka shkruar ai./Lajmi.net/