Këngëtarja shqiptare vishet me fustanin e nusërisë
Sharr Travel

Këngëtarja shqiptare vishet me fustanin e nusërisë

Këngëtarja shqiptare është bërë ‘nuse’.

Këngëtarja nga Shqipëria, Marsela Çibukaj dhe i dashuri i saj, Vitmar Basha janë bërë pjesë e koleksionit të ri nga Joni Peçi.

Ajo veshi fustanin e nusërisë e ai kostumin e dhëndrit. Reagimet ishin të shumta ndërsa ishte Marsela ajo që ka reaguar përmes një shkrimi të bërë ndërsa ka treguar se kjo ishte thjesht një provë dhe pjesë e këtij projekti dhe shumë shpejt do të ndodhë dasma e vërtetë.

“Në këtë mbrëmje të veçantë që u ngrit si një përqafim i ngrohtë për jetën në të gjitha sfumaturat e saja, DASHURIA që triumfon është me siguri mbyllja më e bukur. Ne ecëm të emocionuar sikur të ishte dita e parë që jemi takuar dhe njëkohësisht dita e parë e një udhëtimi të gjatë që na pret përpara” ka shkruar këngëtarja./Lajmi.net/