Modelja e njohur reagon pas akuzave për operacione plastike
Sharr Travel

Modelja e njohur reagon pas akuzave për operacione plastike

Modelja e njohur Hailey Baldwin ka qenë personazhi i radhës që është vënë në shënjestër të akuzave se i është nënshtruar operacioneve plastike.

Ajo ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale duke hedhur poshtë spekulimet që po qarkullonin në mediat e huaja prej ditësh.

“Ndaloni së përdoruri fotografitë që janë rregulluar nga artistët e make up-it.

Unë kurrë nuk e kam prekur fytyrën time. Pra, nëse do të uleni dhe më krahasoni në moshën 13-vjeçe dhe pastaj në 23, të paktën përdorni një fotografi natyrale që nuk është e edituar.”, shkroi modelja.

Baldwin së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes të mediave rozë, pas martesës me këngëtarin e njohur amerikan Justin Bieber.