Ambasadorja Yuri Kim në zyrën e Bashës në orën 14:30
Sharr Travel

Ambasadorja Yuri Kim në zyrën e Bashës në orën 14:30

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim pritet të zhvillojë një takim me kryedemokratin Basha në selinë blu në orën 14:30.

Ky takim vjen pas mbledhjes së Këshillit Politik për reformën zgjedhore dhe reagimit të ambasadës së SHBA për reformën në drejtësi, ku tha se palët nuk duhet të çorientohen dhe se reforma duhet të ecë përpara.