Natyra Kuçi i reagon Albin Kurtit pasi shpërndau bakllava pa doreza
BKT
Lajme

Natyra Kuçi i reagon Albin Kurtit pasi shpërndau bakllava pa doreza

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuqi ka kritikuar Kryeministrin në Detyrë Albin Kurti për mos respektimin e masave kundër Covid 19.

Duke iu referuar një fotografie ku Kryeministri Kurti ka shpërndarë bakllava për punonjësit e qeverisë, pa maskë dhe doreza, Kuçi thekson se kur i njëjti veprim është bërë nga qytetarët të njëjtit janë ndëshkuar.

“Pandemia është karakterizuar me këso vendime arbitrare e kundërshtuese të qeverisë Kurti. Përderisa vetes i arsyeton gjithçka dhe përgatit terrenin për protesta me kërcënime ndaj çdokujt, për të tjerët pason vetëm dënimi kur veprojnë porsi Kurti.” shkruan Kuçi në Facebook.

Postimi i plotë:

Kurti shpërndanë bakllava për stafin e qeverisë së tij pa dorëza e maskë ani pse, për shkak të vendimit të tij, qytetarët janë dënuar kur kanë vepruar si Kurti.Pandemia është karakterizuar me këso vendime arbitrare e kundërshtuese të qeverisë Kurti. Përderisa vetes i arsyeton gjithçka dhe përgatit terrenin për protesta me kërcënime ndaj çdokujt, për të tjerët pason vetëm dënimi kur veprojnë porsi Kurti.

Kur e mban veten në pozitën e të gjithëdijshmit e të vetmin figurë të së mirës e ke të lehtë t’i vendosësh të gjithë që nuk mendojnë si ti në anën e së keqes. Prandaj, kur Kurti flet për demokraci, ai në një mënyrë e përqesh atë me veprimet e tij sepse demokracia është gjëja e fundit që ai dëshiron ta ruaj.


MË SHUME NGA Lajme