22:09 / 26.05.2020
Ngjela: SHBA e do Shqipërinë në BE, ndaj mori frenat e reformës në drejtësi
Avokati Spartak Ngjela deklaroi se SHBA e do Shqipërinë në BE, ndaj edhe ka marrë sëfundmi frenat e reformës, si një nga kushtet për integrimin e Shqipërisë.
Ai, më tej ka thënë se “BE e ka thënë me korrupsion nuk të pranoj, Amarika ka thënë e dua Shqipërinë në BE dhe ndaj doli e tha Amerika e bëj unë reformën në drejtësi, mori frenat. Reforma në drejtësi është domosdoshmëri për ecurinë e progresit shqiptar”,- tha ai.
Ngjela shtoi se në kohën që po jetojmë, padrejtëisa është te deformimi i tregut dhe drejtësisë./BalkanWeb























