Kylie Jenner vishet me xhinse 15 mijë dollarëshe në karantinë
BKT
Magazina

Kylie Jenner vishet me xhinse 15 mijë dollarëshe në karantinë

Dukej veshje e thjeshtë, por xhinset e vathët që përdori në atë imazh kapin shifra marramendëse.

Kylie Jenner ndau me ndjekësit një fotografi, ku shfaqet me pantallona 15 mijë dollarëshe.

Ylli televiziv aktualisht po qëndron e vetizoluar në rezidencën e saj në Los Angeles, ndërsa nuk i kursen imazhet për ndjekësit e saj.

Në një foto, kostumet e saj arrinin shifra të larta, pantallonat ngjyrë portokalli dhe me kryqe kushtojnë 15 mijë dollarë.

Ndërsa, kishte vendosur një palë vathë prej diamanti, çmimi i të cilëve është hiç më pak se 50 mijë dollarë.

Në pjesën e sipërme, Kylie mbante veshur bikini të zeza, të cilat kushtojnë 259 dollarë. Pra, edhe pse në karantinë, Kyle zgjedh veshje të brendeve të njohura për fotografitë që i ndan me ndjekësit. 


MË SHUME NGA Magazina