Vdes aktori i “Seinfeld”, Richard Herd
BKT
Magazina

Vdes aktori i “Seinfeld”, Richard Herd

Aktori i “Seinfeld” dhe “Get Out” ka vdekur në moshën 87-vjeçare.

Richard Herd, një aktor veteran i shumë personazheve, i cili u shfaq në dhjetëra filma dhe seriale televizive, ka vdekur, tha për CNN një përfaqësues i tij.

Ai ishte 87 vjeç. Herd vdiq nga shkaqe të lidhura me kancerin të martën në mëngjes në shtëpinë e tij në Los Angeles.

Ai ishte në shoqërinë e familjes së tij, tha zëdhënësi i tij në një deklaratë. Herd njihet për shumë role në projekte filmike përfshirë “Get Out” dhe “All the President’s Men”.

Aktori u shfaq në 11 episodet e “Seinfeld” si Z.Wilhem,ishte personazh mbikëqyrës i George Costanza në Nju Jork.

Herd gjithashtu kishte rol në “Star Trek: The Generation Next”, “Star Trek: Voyager” dhe “Star Trek: Renegades”. 


MË SHUME NGA Magazina