Nick Cordero, në gjendje të rëndë me Covid-19
BKT
Magazina

Nick Cordero, në gjendje të rëndë me Covid-19

Nick nuk është mirë me shëndet për shkak të virusit Covid-19.

Nick Cordero është ende duke përjetuar komplikime me koronavirusin, pavarësisht se tani testoi negativ për COVID-19.

Këtë e bëri të ditur bashkëshortja e tij, Amanda Kloots, i cili kërkoi nga fansat që të luten për të.

Ajo foli për gjendjen e burrit të saj, duke ndarë në Instagram një postim se Cordero, 41 vjeç, është “ende shumë i sëmurë” dhe mjekët e tij e kanë vendosur atë në një dhomë në të cilën i japin një kujdes të shtuar për shkak se aktori ende ka probleme me frymëmarrje, shkruan People. “Nick është më mirë se dje. Ai akoma është shumë i sëmurë dhe ende po lufton me sëmundjen”, ka shkruar Amanda në Instagram, “Ata gjithashtu pastruan mushkëritë e tij për të ndihmuar në luftimin e infeksionit”, tha ajo.

 


MË SHUME NGA Magazina