Khloe Kardashian nxjerr në shitje rezidencën 19 milionë dollarëshe
Khloe nxori në shitje shtëpinë ku po qëndron e izoluar me Tristan Thompson.
Khloe Kardashian e vendosi në shitje rezidencën e saj me gjashtë dhoma gjumi, për gati 19 milionë dollarë, dyfishin e asaj që e bleu më 2014, shkruan TheSun.
Ylli i reality-shout është vetizoluar në shtëpi me ish-partnerin e saj, Tristan Thompson dhe vajzën e tyre të vogël True dhe duket se izolimi i dha asaj kohë për të reflektuar për hapat e mëtutjeshëm.
Prona ka 1.6 hektarë dhe është një nga 16 pronat në kanionin e Malibusë që ofron ‘privatësi të plotë’.
“DailyMail” raporton se shitja po trajtohet me ndërmjetësimin e Tomer Fridman, i cili zbuloi javën e kaluar se rezidenca po shitej.
Ai zbuloi se kjo shtëpi ka shtatë banjo, gjashtë dhoma, një zonë meditimi. Ajo u rinovua nga Khloe pasi e ble.
Khloe dhe Tristan u ndanë vitin e kaluar pas dyshimit se ai u lidh me ish-shoqen e Kylie Jenner, Jordyn Woods, por duket se janë ribashkuar sërish.
























