Operacionet plastike jo çdo herë shkojnë mirë
BKT
Magazina

Operacionet plastike jo çdo herë shkojnë mirë

Të famshmit janë ata që zakonisht i shohim të perfeksionuar në paraqitjet publike.

Por, ata nganjëherë nuk janë të kënaqur me pamjen e tyre natyrale, andaj vendosin t’iu nënshtrohen operacioneve plastike.

Nuk janë të pakta rastet kur të famshmëve, madje atyre më me famë në botë, iu kanë dështuar operacionet.

Disa prej tyre tashmë merren si shembull për të keq, kur dikush planifikon të bëjë një ndërhyrje.

Nëse krahason pamjet natyrale të tyre me ato pas operimeve, shihet dallim shumë i madh dhe ndryshimi për të keq që iu ka ndodhur pasi i kanë hyrë ‘briskut’.

Këta janë të famshmit, të cilëve iu kanë dështuar operacionet plastike:

Michael Jackson

Pas ndërhyrjeve të shumta, Michael Jackson ishte transformuar tërësisht, madje fytyra e tij dukej e deformuar pasi realizoi operacione të shumta.

Doktorët që e kanë komentuar pamjen e Jackson, thanë se veprimi i tij është gjendje psikiatrike (BDD) që i bën të sëmurët t’i nënshtrohen operacioneve të shumta plastike, në përpjekje të gabuar për t’i korrigjuar defektet.

Donatella Versace

Ikona e modës, Donatella Versace ka bërë ndërhyrje të shumta, për të cilat duhet të jetë penduar. Gjëja e parë që vërehet tek ajo janë buzët e zmadhuara shumë, sidomos në pjesën e sipërme.

Joan Rivers

Komedianja  njohur, Joan Rivers kishte pranuar që kishte kryer shumë operacione plastike. Nga fytyra deri tek qafa, Rivers ishte transformuar tërësisht dhe mezi njihej pas këtyre ndërhyrjeve.

Kenny Rogers

Edhe Kenny Rogers, i cili ndërroi jetë në mars të këtij viti, i ishte nënshtruar disa herë ndërhyrjeve estetike.

Madje, doktorët thonë se ai u bë i panjohur pas tyre, e lidhur me këtë, vet aktori kishte deklaruar se nuk ishte i lumtur.

Jocelyn Wildenstein

Jocelyn është shembull se si është rezultat i kirurgjisë plastike të gabuar. Ajo thuhet se i është nënshtruar dhjetëra operacioneve plastike, me qëllim që ta rikthente bashkëshortin e saj.

Wildenstein ka ngritur balin, rriti buzët, shtoi mjekrën, largoi dhjamin, ka ngre sytë përmes një procedure, e shumë të tjera operime.

Priscilla Presley

Aktorja amerikane, Priscilla Presley, ishte bashkëshortja e këngëtarit Elvis Presley.

Vite më parë, ajo ndërhyri me injeksione silikoni në fytyrë, pas disa operimeve ajo dukej shumë keq krahasuar me pamjen e mëparshme.

Carla Bruni

Këngëtarja dhe ish-modelja, Carla Bruni, e cila njihet edhe si bashkëshortja e ish-presidentit francez, Nicolas Sarkozy, duket krejtësisht ndryshe pas ndërhyrjes me botoks.

Katie Price

Modelja 34-vjeçare britanike, Katie Price është transformuar nga operimet e shumta dhe është shembull i keq për të gjithë pasi i dështuan ndërhyrjet.

Këto ishin vetëm disa prej rasteve kur të famshmit u transformuan tërësisht pas ndërhyrjeve kirurgjike. Të gjitha këto tregojnë se duhet të mendohesh mirë para se të marrësh vendimin për të realizuar disa operacione plastike, ngase pjesa më e madhe e këtyre rasteve kanë dështuar shumë keq. 


MË SHUME NGA Magazina