Nga Setien te Leo, pse Lautaro është i “bekuar” për të kaluar te Barca
Sharr Travel

Nga Setien te Leo, pse Lautaro është i “bekuar” për të kaluar te Barca

Lautaro Martinez është një nga objektivat kryesorë të Barcelonës për merkaton e ardhshme.

Nëse nuk ndodh ndonjë surprizë, sulmuesi i Interit do të zyrtarizohet shumë shpejt te katalanasit. Ai vjen i bekuar në Spanjë, sepse si lojtarët, ashtu edhe stafi teknik e vlerësojnë maksimalisht dhe janë të bindur se do të transferojnë një futbollist spektakolar.

Lionel Measi ka folur publikisht dhe i ka thurur elozhe lojtarit zikaltër.

“Është shumë i kompletuar, një sulmues i fortë që sakrifikohet në mbrojtje dhe shënon gola”, ka thënë Messi në intervistat e tij të fundit.

Të ketë mbështetjen maksimale të Messit është një arritje e madhe, sepse ai ka peshë për shumë gjëra në ekipin katalanas.

Nga ana tjetër, trajneri Kike Setien e ka pritur mjaft mirë interesimin e katalanasve për transferimin e Lautaros. Ndryshe nga Messi, ai është më i hapur dhe e ka ftuar për t’u transferuar.

“Është një lojtar i madh. I aftë për të qëndruar në nivel të lartë për shumë vite. Në skuadrën tonë do të përshtatej mjaft mirë dhe jam i sigurt për këtë”, ka thënë trajneri Setien.

Edhe Hristo Stojçkov, legjenda e Barcelonës thotë fjalët më të mira për sulmuesin argjentinas. “Është e tashmja dhe e ardhmja e sulmit. Do të mësojë shumë te Barcelona. I pëlqen që të luftojë dhe të ketë sukses. Po rritet në mënyrë konstante dhe do të jetë një goditje e madhe për Barcelonën”, ka thënë Stojçkov.

Të gjithë janë pro transferimit të Lautaros te katalanasit, por fillimisht duhet bindur Interi.