David Luiz drejt largimit Arsenali
Sharr Travel

David Luiz drejt largimit Arsenali

Mbrojtësi David Luiz, pritet të largohet nga Arsenal këtë verë.

Sipas mediave angleze, braziliani do largohet nga “Topçinjtë” si agjent i lirë në verë.

Kishte raportime se Luiz kishte nënshkruar kontratë dyvjeçare me Arsenalin, por sipas mediave angleze ai kishte nënshkruar kontratë njëvjeçare.

Kontrata lojtarit i skadon në verë, ndërsa thuhet se ende nuk ka nisur rinovimin.

Ka spekulime se Benfica do jetë skuadra e radhës për Luiz.