Katër raste me COVID-19 në Premierligë
Sharr Travel

Katër raste me COVID-19 në Premierligë

Katër raste me COVID-19 janë konfirmuar te tri skuadra të Premierligës.

Premierliga përmes një komunikate ka bërë të ditur se kanë dalë rezultatet e testimeve të raundit të tretë për COVID-19, ku katër raste janë pozitive.

Në njoftim thuhet se më 25 dhe 26 maj janë bërë 1008 testime të lojtarëve dhe stafit të skuadrave, dhe katër prej tyre janë pozitiv.

Këto katër raste vijnë nga tri klube të ndryshme.

Premierliga fillimisht më 17 dhe 18 maj kishte testuar 748 persona, ku gjashtë prej tyre dolën pozitive nga tri klube të ndryshme, transmeton lajmi.net.

Më 19 deri më 22 maj janë bërë 996 testime tjera, ku u testuan pozitiv dy persona, nga dy klube të ndryshme.