Aro Muriç rikthehet te Manchester City
Sharr Travel

Aro Muriç rikthehet te Manchester City

Portieri Aro Muriç, është rikthyer te Manchester City pas një sezoni të vështirë me Nottingham Forest.

Muriç kaloi këtë sezon huazim te Forest, mirëpo pas disa problemeve ka vendosur të rikthehet te City.

Portieri i Kosovës bëri vetëm pesë paraqitje për skuadrën e ligës së parë, andaj ka vendosur ta ndalojë huazimin, transmeton Scanner.

Muriç gjithashtu ka bërë pesë paraqitje për Manchester City, derisa të gjitha ishin në Karabao Cup.