Rita Ora dhe motra e saj shfaqen atraktive duke pozuar në lëndina
Rita Ora dhe motra e saj Elena duken atraktive.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, po vazhdon të qëndrojë e vetizoluar në një fermë në veri-perëndim të Londrës.
Atje po e shoqëron edhe motra e saj Elena të cilën e ka edhe miken më të mirë. Pranë motrat Ora kanë edhe miq të tjerë.
Ani pse e izoluar Rita ka qenë pranë fansave në mënyra të ndryshme. Njëlloj ka ndodhur edhe me koncertin e titulluar “Big Weekend” i cili organizohet nga BBC, në të cilin artistja Ora është paraqitur virtualisht duke interpretuar këngën e saj më të re, “How to be lonely”.
Këtë e bëri në lëndina të cilat me gjasë janë pranë fermës ku ajo po qëndron aktualisht.
Ajo shfaqet atraktive, njësoj edhe motra e saj Elena.
“Le të jemi të vetmuar së bashku – të bëjmë një festë me balona të hapura në natyrë !! Kush e ka parë “Lonely Together” nga #BigWeekend në BBC”, ka shkruar këngëtarja pranë postimit.
























