Fotot origjinale të Marilyn Monroe në shitje për 9 mijë dollarë
Sharr Travel

Fotot origjinale të Marilyn Monroe në shitje për 9 mijë dollarë

Pritet që fotot origjinale të Marilyn të dalin në shitje.

Një seri fotosh origjinale të Marilyn Monroe pritet të shiten në ankand këtë javë për një shifër prej 9 mijë dollarë, shkruajnë mediat e huaja.

Imazhet u kapën nga një mik i saj, fotografi hungarez Andre de Dienes, në 3 raste të ndryshme ndërmjet viteve 1945 dhe 1953.

Fotot shfaqin aktoren duke u kënaqurr në plazh, duke luajtur në borë dhe duke pozuar pranë hotelit Bel Air. Ato janë momentalisht në pronësinë e një koleksionuesi privat, i cili organizon ankandin në shtëpinë  Nate D Sanders në Los Angeles.