Katy Perry shijon ditën në plazh bashkë me partnerin
Sharr Travel

Katy Perry shijon ditën në plazh bashkë me partnerin

Katy Perry u relaksua në plazhet e “Santa Barbara” bashkë me Orlando Bloom.

Katy Perry në muajt e fundit të shtatzënisë shfrytëzoi një ditë në plazh me aktorin Orlando Bloom.

“DailyMail” ka publikuar disa imazhe të këngëtares, e cila shihet e veshur me bikini shumëngjyrëshe teksa po mbante qenin në duar.

Perry po shoqërohej nga Orlando dhe babai i saj, Keith Hudson si dhe disa familjarë e miq të tyre.

Këngëtarja u shfaq në publik pa frim, ndërsa në kokë kishte vendosur një kapele dhe shihej se ka shtuar goxha peshë gjatë shtatzënisë.

Katy Perry kishte vendosur që lajmin për shtatzëninë ta jepte përmes një videoklipi, pasi mendoi se ajo ishte mënyra më e mirë.