Moti sot në Shqipëri
Sharr Travel

Moti sot në Shqipëri

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot kryesisht të kthjellët që herë pas here do të zëvendësohet nga reshjet e shiut, kryesisht në zonat lindore.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 07ºC në 19ºC, në zonat e ulëta nga 13ºC në 25ºC dhe në zonat bregdetare nga 16°C në 26ºC.

Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.