Rama sot në interpelancë për shembjen e Teatrit
Sharr Travel

Rama sot në interpelancë për shembjen e Teatrit

Deputetët e opozitës parlamentare kërkuan interpelancë urgjente me kryeministrin Rama për shembjen e teatrit në Kuvend. 

Seanca parlamentare pritet të shoqërohet me debate.

Në një kërkesë të firmosur nga Rudina Hajdari, Ralf Gjoni dhe disa deputetë të tjerë thuhet se shembja e Teatrit Kombetar eshte bere ne shkelje te respektimit te parimeve kushtetuese, interesit publik, si dhe ruajtjes se vlerave historike te trashegimise kulturore dhe identitetit kombetar. 

Deputetët pyesin nëse teatrit ju bë një vleresim kombetaro-kulturor nga ekspertë të fushës Teatrit Kombëtar përpara se të shembej nga kjo qeveri? Sipas tyre, e gjithë procedura e ndjekur është e pambështetur në një vlerësim tekniko-ligjor.

Ata ngrene pyetjen se cili ishte qellimi i shembjes se Teatrit Kombetar, dhe cilat jane interesat konkrete te kesaj qeverie:

1. Ne shembjen e Teatrit Kombetar?

2. Ne ndertimin e nje teatri te ri?

3. Pse kjo shembje e Teatrit Kombetar u be ne 4 e 30 te nates  

4. Pse kjo shembje e Teatrit Kombetar u be ne nje kohe kur Shqiperia ndodhej ne nje gjendje te jashtezakonshme?

5. Pse pati reagim aq te forte nga vendet e Bashkimit Evropian dhe organizat e ndryshme nderkombetare ne lidhje me shembin e Tearit Kombetar?

  6. Pse u transferua Teatri Kombetar ne pronesi Bashkesise se Tiranes?

   7. A u mor per baze mendimi vleresues konkret i grupeve te interesit te aktoreve, artisteve, shoqerise civile?