36 vite burg për një krim që nuk e ka kryer
Sharr Travel

36 vite burg për një krim që nuk e ka kryer

Archie Williams i favorizuari në garën e “America’s Got Talent”

Archie Williams është një prej konkurrentëve të “America’s Got Talent”. Por historia e tij ka prekur zemrat e publikut. Archi merr pjesë në këtë garë  vetëm një vit pasi u lirua nga burgu, në të cilin kaloi 36 vite të jetës së tij për krim që nuk e kishte kryer.

Gjithçka ndodhi në vitin 1982. Një grua e bardhë u përdhunua dhe godit me thikë. Ajo e identifikoi Williams në mënyrë të përsëritur si përdhunuesin e saj. Në atë kohë një  22-vjeçar me ngjyrë, i varfër nuk mund të luftonte padrejtësinë e autoriteteve të Luizianës dhe dënohet me burgim të përjetshëm.

Gjatë këtyre viteve ishte muzika që e shpëtoi nga errësira dhe nuk e lejoi të burgoste mendjen. Në 2019 me anë të ADN dhe gjurmëve të gishtave provohet pafajësia e tij. Sot është 58 vjeç dhe një ndër më të favorizuarit e garës.

“Mos lejo diellin të perëndojë”, ishte mesazhi që përcolli Archi me këngën e tij.