10:16 / 28.05.2020
Njihuni me Cristianon e pas-karantinuar
Cristiano Ronaldo na e tregoi frizurën e tij të re.
Ylli i futbollit debutoi në Instagram stilin e ri të flokëve.
Në fotografinë selfie të postuar, Cristiano i shfaqi kaçurrelat e gjata dhe i veshur me një bluzë të hirtë. “E miratuar?”, shkroi ai në postim.
Së fundmi ai iu rikthye stërvitjeve me klubin e futbollit Juventus në Itali, pas dy muajsh të mbylljes.
Në fillim të muajit mars, futbollisti u karantina në Portugali pasi shoku i tij i skuadrës nga Juventus doli pozitiv në koronavirus.























