Billie Eilish me filmin “Not my responsibility” u drejtohet kritikuesve
Sharr Travel

Billie Eilish me filmin “Not my responsibility” u drejtohet kritikuesve

Këngëtarja dhe tekstshkruesja e mirënjohur amerikane, Billie Eilish e lansoi në rrjetet sociale filmin e saj të shkurtër “Not my responsibility”.

Në këtë film ajo flet për kritikat që iu bëhen asaj lidhur me stilin e veshjes dhe rreth peshës.

"Disa njerëzve nuk iu pëlqen se si vishem, disa të tjerë më lavdërojnë, e disa e përdorin atë për t’i ofenduar të tjerët, e disa për të më ofenduar mua, por unë ndjehem se ju më shikoni dhe ajo që bëj unë duket e padukshme. A do të dëshironit të jem më e vogël? Më e dobët? Më e butë? Më e gjatë? A dëshironi të jem më e qetë? A ju provokojnë krahët e mi apo gjoksi im? A karakterizohem nga barku apo nga ijët?”, me këto fjalë u drejtohet ajo kritikuesve në filmin e saj të ri.

Në sfond dëgjohet muzika elektronike, ndërsa këngëtarja shfaqet duke u zhveshur dalëngadalë para se të zhytet në ujë. Fillimisht ky film i shkurtër u dha premierë në natën e parë të turneut të saj “Where do we go”, i cili u shtye për shkak të pandemisë.