13:10 / 28.05.2020
PDK-ja në orën 15:30 mban konferencë për medie
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të mbajë sot një konferencë për medie.
Kjo mbledhje do të mbahet në orën 15:30 në selinë qendrore të PDK-së në Prishtinë.
Njoftimin për këtë konferencë e ka bërë me dije Zyra për Informim e kësaj partie, por pa specifikuar arsyen e mbajtjes së saj.























